top of page

Armando Duka: Të gjithë dhanë maksimumin, vetëm fitorja mungoi

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 8
  • 1 min read

Barazimi 0-0 ndaj Serbisë ishte një ndeshje që na lë shije pozitive, mbi të gjitha për mënyrën si u paraqit skuadra në fushë. Loja, vetëbesimi dhe autoriteti i lojtarëve treguan se kjo është një Kombëtare me personalitet dhe ambicie.


Për nga loja e zhvilluar dhe rastet e krijuara, i kishim të gjitha mundësitë për të marrë tre pikët, të cilat do të ishin të merituara. Por futbolli është i tillë – nuk fiton gjithmonë skuadra që luan më mirë.


Përgëzime për djemtë, për shpirtin dhe përkushtimin në çdo minutë të ndeshjes. Vlerësim maksimal për trajnerin Sylvinho dhe stafin teknik, për mënyrën se si përgatitën skuadrën dhe e drejtuan gjatë lojës.


Një falënderim i veçantë për tifozët shqiptarë, që edhe njëherë treguan se janë gjithmonë pranë Kombëtares, duke i dhënë forcë dhe besim skuadrës nga fillimi deri në fund.

Tani shikojmë përpara. Ndeshja me Letoninë vjen shpejt dhe duhet të jemi gati – me të njëjtin shpirt, përkushtim dhe dëshirë për të marrë tre pikët që na duhen.



“KORÇA BOOM”



bottom of page