Arrestim para ndeshjes Serbi-Shqipëri, policia gjeti fanellën e UÇK në çantën e...
- Korca Boom
- Oct 11
- 1 min read
Gjatë kontrollit të automjetit tip “Peugeot”, me të cilin ai udhëtonte nga drejtimi i Kosovës, autoritetet kanë gjetur në bagazh një çantë që përmbante një bluzë të gjelbër me mbishkrimin “UÇK”.
Sipas njoftimit të Ministrisë së Brendshme të Serbisë, ai dyshohet për veprën penale të nxitjes së urrejtjes kombëtare. Personi me nënshtetësi italiane është ndaluar për 48 orë dhe pritet të dërgohet në Prokurorinë e Lartë Publike.
Ngjarja ndodhi në prag të ndeshjes ndërmjet Serbisë dhe Shqipërisë, e cila do të luhet mbrëmjen e sotme në Leskovac. Autoritetet serbe kanë shtuar masat e sigurisë përpara këtij takimi, që konsiderohet me rrezik të lartë. Ende nuk janë dhënë detaje të tjera lidhur me qëllimin e udhëtimit të shtetasit italian.
“KORÇA BOOM”



















