top of page

Arrestohen dy djemtë e Valbona Selimllarit, dhunuan oficerin e policisë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 4
  • 1 min read

Arrestohen vëllezërit Deni dhe Kejni Selimllari për goditjen e një oficeri policie. Në momentin e shoqërimit në komisariat ata thyen kamerën e sigurisë.


Tiranë


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2 arrestuan në flagrancë shtetasit D. S., 21 vjeç, dhe K. S., 18 vjeç, pasi në orët e para të mëngjesit të sotëm kanë goditur, për shkak të detyrës, një punonjës policie.


Kur janë shoqëruar në ambientet e dhomave të shoqërimit të Komisariatit të Policisë Nr. 2, këta shtetas kanë thyer kamerën e sigurisë dhe kanë dëmtuar derën e dhomës së shoqërimit. Gjithashtu, kanë kanosur punonjësit e policisë që ndodheshin në këto ambiente.


Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme procedurale.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page