top of page

Arrestohen për baste dhe gjenden shkopa bejzbolli në makinë…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 11, 2023
  • 1 min read

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve Ekonomiko-Financiare të DVP Korçë, në bashkëpunim me shërbimet e Sektorit të Policisë Rrugore, arrestuan në flagrancë shtetasin L. T., 61 vjeç, banues në Pogradec, pasi është kapur në qytetin e Pogradecit, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi, dhe gjatë kontrollit të celularit të tij, u gjet një faqe që dyshohet se shërbente për vënien e basteve sportive.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin R. Sh., 23 vjeç, banues në Pogradec, pasi në lagjen nr. 1, Pogradec, gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin që ky shtetas drejtonte, u gjet një shkop bejsbolli, i cili u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin N. S., banues në fshatin Piskupat, Pogradec, pasi dyshohet se ka dëmtuar disa tuba ujitjeje, në tokat e një shtetasi tjetër.



bottom of page