top of page

Arrestohet 65-vjeçari në Korçë, theu masën e sigurisë/ Në Maliq procedim penal për 42-vjeçarin

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 23
  • 1 min read

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin F. I., 65 vjeç, banues në Korçë, pasi u kap jashtë banesës, në cenim të masës së sigurisë “Arrest në shtëpi”, caktuar nga Gjykata e Korçës, për veprën penale “Ngacmimi seksual”.


Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq referuan materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi M. Ç., 42 vjeç, banues në Podgorije, dyshohet se ka pushtuar një sipërfaqe toke për të cilën nuk disponon dokumente.


Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.



“KORÇA BOOM”



bottom of page