top of page

Arrestohet punonjësi i policisë në Korçë, aksidentoi qytetarin dhe u largua pa i dhënë ndihmë!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 23
  • 1 min read

Një punonjës policie në Korçë është marrë nën hetim nga AMP pasi dyshohet se është përfshirë në një aksident rrugor në aksin Hoçisht-Bilisht.


Mësohet se shtetasi me iniciale J.R., ka aksidentuar qytetarin D.Gj., dhe është larguar nga ngjarja pa i dhënë ndihmë mjekësore.


"AMP ekzekuton vendimin e Gjykatës ndaj një punonjësi policie në Korçë. Agjencia e Mbikëqyrjes Policore (Rajoni Elbasan - Korçë) ka ekzekutuar urdhrin e Prokurorisë për zbatimin e vendimit të Gjykatës së Apelit të Përgjithshëm, e cila ka vendosur caktimin e masës së sigurimit personal “Arrest në shtëpi” ndaj punonjësit të policisë J. R., me detyrë Oficer i Patrullës së Përgjithshme, në Komisariatin e Policisë Korçë, pranë DVP-Korçë, i dyshuar për kryerjen e veprave penale “Mosdhënia ndihmë”, “Largimi nga vendi i aksidentit” dhe “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.


Vendimi ndaj tij është marrë pasi më datë 03.03.2025, duke drejtuar mjetin e tij në aksin Hoçisht - Bilisht, është përfshirë në një aksident rrugor me pasojë plagosjen e shtetasit D. GJ., dhe më pas është larguar nga vendi i ngjarjes duke mos i dhënë ndihmë të aksidentuarit dhe duke mos njoftuar organet e rendit", njofton policia.



“KORÇA BOOM”



bottom of page