top of page

Artur Lekbello nderohet me titullin “Legjendë e futbollit” nga Armand Duka

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 19
  • 1 min read

Udhëtuam drejt Selanikut për t’i dorëzuar titullin “Legjendë e Futbollit” Artur Lekbellos, një nga figurat më të dashura të futbollit tonë.


Do të doja shumë të ishte një ceremoni ndryshe, me një “Tushe” energjik si dikur në fushën e lojës. Por pavarësisht problemeve shëndetësore të Lekbellos, u surprizova nga kurajo dhe pozitiviteti i tij për t’u pasur zili.


Kemi biseduar gjatë për vitet e lavdishme të futbollit shqiptar, për Kombëtaren, për 17 Nëntorin, por më shumë se gjithçka, për dashurinë që vazhdon të ketë për lojën, për futbollin.



Ai ka dhënë shumë për fanellën kuqezi dhe për këtë sport që na bashkon të gjithëve. E meriton çdo fjalë mirënjohjeje.


Faleminderit Tushe për gjithçka. Ti je dhe do mbetesh një legjendë e vërtetë.


“KORÇA BOOM”





bottom of page