Atletika – Një sezon i suksesshëm për Skënderbeun
- Korca Boom
- Jun 14
- 1 min read
Sezoni 2024–2025 në atletikë ka përfunduar, duke shënuar një kapitull shumë të suksesshëm për sportin dhe posaçërisht për klubin Skënderbeu, i cili ka shkëlqyer në disa kategori dhe moshëgrupe.
Rezultatet e arritura janë mbresëlënëse:
Kupa e Shqipërisë për femra
Kampionati Kombëtar U-20 për femra
Kampion Kombëtar U-13
Nënkampion në kategorinë U-16
Nënkampion në kategorinë U-18 për femra dhe meshkuj
Nënkampion Kombëtar për të rritur, si në kategorinë e femrave, ashtu edhe në atë të meshkujve
Ky është një brez atletësh që frymëzon besim për të ardhmen dhe garanton një vazhdimësi cilësore në rezultatet sportive. Elementët e rinj dhe premtues që po rriten në këtë klub janë dëshmi e qartë e punës së palodhur dhe përkushtimit të trajnerëve dhe sportistëve.
Një sezon i mbushur me trofe dhe përfaqësim dinjitoz, që vendos pritshmëri të larta për edicionin e ardhshëm. Suksese në sezonin 2025–2026, me shpresën për më shumë trofe dhe rezultate edhe më të larta!
“KORÇA BOOM”
