top of page

Automjeti merr flakë gjatë lëvizjes në aksin “Pogradec–Qafë Thanë” –

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 17
  • 1 min read

Në aksin rrugor “Pogradec–Qafë Thanë”, është raportuar një incident ku një automjet tip “Benz”, në lëvizje, ka marrë flakë në rrethana ende të paqarta. Automjeti drejtohej nga shtetasi V. Ç., i cili fatmirësisht ka arritur të largohet me shpejtësi dhe nuk ka pësuar lëndime.


Sipas të dhënave të para, dyshohet se shkaku i zjarrit ka qenë një defekt teknik në mjet, megjithatë po kryhen veprimet hetimore për të përcaktuar saktësisht rrethanat e ngjarjes.


Si pasojë e zjarrit janë shkaktuar vetëm dëme materiale në automjet, ndërsa shërbimet zjarrfikëse dhe ato të Policisë Rrugore kanë ndërhyrë në kohë për neutralizimin e flakëve dhe për të garantuar sigurinë e qarkullimit në zonë.


Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për të dokumentuar plotësisht shkakun e incidentit.

“KORÇA BOOM”


bottom of page