top of page

Avramushi, njësoj si dekada më parë edhe sot

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 18, 2023
  • 1 min read

Një tjetër futbollist korçar zbret në fushë pas shumë dekadash.


Ajo që duam të themi edhe pas kaq shumë vitesh, është ajo se Korçës asnjëherë nuk i kanë munguar emrat e shquar të futbollistëve. Vite më parë në stadiumin “Skënderbeu”, të mbushur plot e përplot me tifozë, emra të mirënjohur lojtarësh kanë luajtur për ngjyrat bardhekuq, ndërkohë që një tjetër futbollist që ka shkruar histori është edhe Gjergji Avramushi.

Në moshë vërtet të madhe edhe Avramushi ashtu si shumë të tjerë zbriti në fushë përpara disa ditësh. Fotoja që po publikojmë është e triangolares me veteranët, ku Gjergji dukej në fushë njësoj si vite më parë, përpos moshës së madhe mbi supe.

Sa mall kemi për këta emra, sa na mungoni dhe sa shumë i keni dhënë këtij qyteti. Faleminderit për gjithçka që keni bërë.



 
 
bottom of page