top of page

Bëhu akullthyesi që ndryshon histori/ Kryqi i Korçës ka nevojë për ty

  • Aug 29, 2025
  • 1 min read

Para pak kohësh isha për vizitë në Korçë dhe, si çdo njeri, kur shikon kryqin që qëndron lart mbi qytet dhe gjithë zonën përreth, të kaplon një ndjenjë e madhe. E mban mendjen tek madhështia e Zotit, tek fakti që Jezusi Krishti sundon mbi gjithçka.


Ashtu u ngjita edhe unë atje lart, por pashë që shkallët që të çonin te kryqi ishin pothuajse të shkatërruara. Duhet të kishe kujdes tepër të madh ku vendosje këmbën, sepse një hap i gabuar mund të të rrëzonte poshtë.


Prandaj, nga zemra, i bëj thirrje të gjithë biznesmenëve të vendit, të gjithë atyre që duan të bëjnë diçka të madhe për librin e jetës: bëni një investim për rikonstruksionin e gjithë asaj zone në majën e Korçës.


Nëse ndjen diçka të veçantë, ngrihu në malin që ke për zemër, vendos një kryq, bëj diçka simbolike por tepër domethënëse për botën shpirtërore dhe për vendin tonë.

Ji një akullthyes, ji një rrugëhapës, ji një vizionar.

“KORÇA BOOM”


bottom of page