Ballkani dhe Ilir Daja çfarë ecurie
- Korca Boom
- Aug 5, 2023
- 1 min read
Kemi folur shpesh për ekipin e Ballkanit dhe trajnerin Ilir Daja , kjo pasi e merritojnë dhe po bëjnë një paraqitje dinjitoze.
Ky ekip po vazhdon të ecë vetëm para në Ligën e Konferencës. Pasi ka eleminuar Larne të Irlandës së Veriut, përsëri fati është me të.
Kundërshtari i radhës është një skuadër e lehtë bëhet fjalë për skuadrën Linkoln Red Ibs nga Gjibratari.
Ndeshja e parë do të luhet të enjte në stadiumin “Fadil Vokri” të Prishtinës dhe pritet që të sigurohet kulifikimi që në këtë takim.



















