Ballkani i Ilir Dajës sot në “Fadil Vokrri” përballë Lincoln Red Imps
- Korca Boom
- Aug 10, 2023
- 1 min read
Sot në mbrëmje në orën 20:45 do të luhet në Kosovë ndeshja Ballkani-Lincoln Red Imps. Ekipi kosovar drejtohet nga Ilir Daja, ish-trajneri i Skënderbeut që padyshim di të arrijë suksese të mëdha.
Këtë gjë do të kërkojnë edhe sot në mbrëmje në “Fadil Vokrri” djemtë e Ilir Dajës dhe mundësitë janë të mëdha që edhe këtë tur, Ballkani ta kalojë me sukses.
Sipas koefiçentëve, Ballkani është i favorizuar, teksa fitorja e vendasve kuotohet me 1.22. Nëse ndeshja përfundon në barazim kuotohet me 6 dhe fitoja e miqve 10.
Pra, duket qartë që Ballkani dhe Ilir Daja janë të favorizuar dhe do të kërkojnë që sot në mbrëmje të sigurojnë kualifikimin, pra që në ndeshjen e parë.
Suksese Ilir Dajës dhe Ballkanit…!
