top of page

Ballkani merr fitoren e madhe 1-0 ndaj Shamrock Rovers/ Drita mposhtet nga 0-2 në 3-2 ndaj rumunëve të FCSB

  • Aug 7, 2025
  • 1 min read

Updated: Aug 8, 2025

Një gol i Adetunxhi në pjesën e dytë të ndeshjes, i ka siguruar Ballkanit një fitore të rëndësishme në turin e tretë të Ligës së Konferencës.


Skuadra e drejtuar nga Orges Shehi ka mundur në shtëpi me shifrat 1-0 Shamrok Rovers të Irlandës, për të bërë një hap më shumë drejt kalimit të turit. Skuadra kosovare dominoi sfidën ndaj irlandezëve me lojë dhe raste.


Por për të shijuar golin u desh të pritej pjesa e dytë, kur Adetunxhi hyri në zonë dhe tundi rrjetën, për t’i dhënë ekipit të tij avantazhin minimal për ndeshjen e kthimit.


Në ndeshjen tjetër, atë të Ligës së Europës, Drita nuk ia ka dalë të sigurojë një rezultat pozitiv në transfertë  përballë Steauas së Bukureshtit në Rumani.


Kampionia e Kosovës është mundur nga ajo e Rumanisë me shifrat 3-2, në një ndeshje ku me pak kujdes mund të merrte një rezultat shumë të rëndësishëm.


Skuadra kosovare gjeti shpejt golin me Tushën që në minutën e 7 e më pas dyfishoi shifrat me Manajn në startin e pjesës së dytë. Por ky gol i dytë zgjoi vendasit nga gjumi pasi ata ia dolën që të shënonin dy të tillë në portën e mbrojtur nga Maloku. Ndërsa në fund, me një penallti të akorduar në shtesë, përmbysën shifrat në 3-2.


“KORÇA BOOM”


bottom of page