top of page

Balluku akuzohet për shkelje të barazisë në tender, SPAK heton veprimet e saj gjatë zhvillimit të projektit me fond 18.9 miliardë lekë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • 6 days ago
  • 1 min read

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK) i ka komunikuar sot zyrtarisht ministres së Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, akuzën për veprën penale “Shkelje e barazisë së pjesëmarrësve në tendera apo ankande publike”, në bashkëpunim, sipas neneve 258/2 dhe 25 të Kodit Penal.


Hetimi po zhvillohet në kuadër të procedimit penal nr.136 të vitit 2025, të bashkuar me procedimet nr.167 dhe 181 të vitit 2024. Sipas SPAK, akuzat lidhen me veprimet e Ballukut në cilësinë e ministres në një nga procedurat e prokurimit publik për projektin “Ndërtimi i tunelit të Llogarasë”, në seksionin Orikum-Himarë të autostradës SH8.


Procedura fillimisht u zhvillua më 11 dhjetor 2020, por pas anulimit u rihap më 22 qershor 2021, me një fond limit prej 18.9 miliardë lekësh pa TVSH. SPAK po vijon hetimet për të sqaruar të gjitha rrethanat e çështjes.

"KORCA BOOM"

ree

bottom of page