top of page

Barazim që “shijon” si fitore, Dinamo ia del në “Elbasan Arena” dhe kualifikohet në fazën e 3-të të Conference League

  • Jul 31, 2025
  • 1 min read

Updated: Aug 1, 2025

Pas fitores 1-2 në Andorrë, Dinamo ka barazuar mbrëmjen e sotme në duelin e kthimit përballë Atletic Escaldes. Sfida e vlefshme për fazën e dytë të Conference League, përfundoi 1-1.


Golin për dinamovitët e Ilir Dajës e shënoi Baton Zabërgja në minutën e 18-të. Ndërkohë që për miqtë rrugën e rrjetës e gjeti, Berlanga në minutën e 49-të.


Kështu, Dinamo shkon në fazën e 3-të të Conference League. Vlen të përmendet se sonte u dhanë edhe dy kartonë të kuq, nga një për secilin ekip.


Si fillim u ndëshkua Gassama i Dinamos, më pas Andrade te andorrianët.


Hajduk Split do të jetë kundërshtari i radhës për Dinamon në fazën e 3-të të Conference League. Kroatët kanë mposhtur azerët e Zira me shifrat 2-1, për të kaluar më tej në këtë kompeticio europian.


Kështu, skuadra ku aktivizohet mesfushori i Komëbtares shqiptare, Adrion Pajaziti do të përballet me Dinamon e Ilir Dajës në fazën e 3-të të Ligës së Konferencës. Një kundërshtar tepër i vështirë në letër, por të shohim ç’do të dhurojë fusha.


“KORÇA BOOM”


bottom of page