BARDHEKUQTË: Uniformat e reja për herë të parë ndaj Egnatias në Rrogozhinë...
- Korca Boom
- Aug 13, 2023
- 1 min read
Uniformat e reja të Skënderbeut do të prezantohen në datën 26 gusht dhe kjo tashmë është zyrtare, pasi atë ditë, Skënderbeu do të luajë ndeshjen hapëse të superligës, atë ndaj Egnatias në Rrogozhinë.
Fotoja që shikoni më poshtë paraqet pikërisht uniformën e re të Skënderbeut, uniformë që për herë të parë është zbuluar nga portali “Korça Boom”.
Janë uniforma ndryshe nga vitet e kaluara, por që gjithsesi kanë ngjyrat bardhekuq, ngjyrat tradicionale që ka klubi bardhekuq.
Uniforma e parë është pikërisht kjo që shikoni, ndërkohë që e dyta do të jetë me shumë gjasa uniforma e bardhë, uniformë që po e shikojmë shpesh në ndeshjet e fundit miqësore që ka zhvilluar Skënderbeu.
Skënderbeu me pak fjalë duket se është i kompletuar nga të gjitha anët dhe tashmë mbetet 26 gushti që të shikojmë zyrtarisht në fushë të gjithë ekipin me uniformën e re.
