Bashkia harron “Sportin e vogël”, kush e ka fajin…!
- Korca Boom
- Jul 29, 2023
- 1 min read
Shumë herë është folur për atë që njihet nga korçarët si “Sporti i Vogël”. Një ambjent sportiv me histori pasi janë luajtur për shumë vjet lojërat me dorë dhe ky ambjent ishte shpesh herë edhe shpërthyes nga numri i madh i spordashësve.
Disa herë është menduar dhe hedhur ide për t'u mbuluar dhe të kthehej në një minipallat sportiv. Para disa vitesh u bë një investim dhe u mendua se do të ishte ne efiçensë të plotë, por duket se sot është i braktisur dhe nuk është aspak në shërbim të fëmijve ose të ekipeve.
Bashkia e qytetit duhet të ndërhyjë sa më parë për të vënë dorë mbi këtë ambjent sportiv, pasi është gjithë zona e sipërme e qytetit që ka më shumë se kurrë nevojë për ambjente të tillë që rikonstruktohen dhe më pas lihen në harresë.
Kjo foto që po publikojmë më poshtë i përket pikërisht këtij ambjenti.
