top of page

Bashkia Korçë: Priten temperatura ekstreme 40°C. Bëni kujdes!

  • Jun 25, 2025
  • 1 min read

Temperaturat ekstreme që parashikohen në ditët në vijim, me vlera deri në 40°C, rrisin ndjeshëm rrezikun për zjarre në pyje dhe zona rurale.


Strukturat e Bashkisë së Korçës janë në gatishmëri për të përballuar çdo situatë emergjente.

U bëjmë thirrje të gjithë banorëve të tregojnë kujdes të shtuar, veçanërisht të moshuarit dhe atyre me probleme shëndetësore.


Shmangni qëndrimin në diell gjatë orëve më të nxehta dhe mos përdorni zjarr në ambiente të hapura.


Çdo tym apo zjarr duhet raportuar menjëherë në numrat 128, 112 ose 129.


Respektimi i masave parandaluese është përgjegjësi e përbashkët dhe jetike për sigurinë e të gjithëve.


“KORÇA BOOM”


bottom of page