top of page

BASKET MESHKUJ/ Skënderbeu luan nesër derbin me Pogradecin. Bardhekuqtë duan fitoren e radhës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 31
  • 1 min read

Pas rezultateve të mira në javët e fundit me fitore Skënderbeu nesër luan ndeshjen e radhës në Pogradecin fqinj.


Ekipi i basketbollit Skënderbeu duket se këtë edicion është ndryshe dhe pret që të fitojë edhe këtë ndeshje transferte, ndërkoh që klubi bardhekuq ka nxjerrë edhe një njoftim ku kërkon edhe mbështetjen e tifozëve për të arritur një tjetër fitore.

 

NJOFTIM ZYRTAR – SKËNDERBEU BASKETBALL


Të shtunën, më 1 nëntor, në Pallatin e Sportit “Arifi Berberi” Pogradec, zhvillohet përballja e radhës në kampionat:


Pogradeci-Skënderbeu

Ora: 12:00


Pas paraqitjeve dinjitoze në ndeshjet e fundit, djemtë kuqebardhë janë të vendosur të vazhdojnë me fitoren e radhës.


Skuadra po vjen me motivim maksimal, me synimin për të treguar forcën dhe karakterin që e dallon Skënderbeun!


Ftojmë të gjithë tifozët tanë të zjarrtë të jenë pranë ekipit, mbështetja juaj bën diferencën!

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page