Berisha i përgjigjet “flakë për flakë” Ramës nga Korça: Erdhi si pazarexhi, donte të blinte Vrenozin
- May 7, 2025
- 1 min read
Kreu i PD-së Sali Berisha në takimin përmbyllës elektoral në Korçë i është përgjigjur flakë për flakë deklaratave të kryeministrit Edi Rama, i cili kritikoi ashpër fushatën e PD-së në Pallatin e Sportit.
Berisha tha se Rama shkoi në Korçë si pazarexhi duke menduar se mund të blinte korçarin e famshëm Ilir Vrenozin, por rastisi me një qytetar me vlera morale dhe jo të sojit të tij.
“Erdhi në Korçë dhe erdhi si pazarexhi. Mendoi se me Nikon e tij do të mund të blinte një qytetar të thjeshtë njërin prej jush sepse nuk i duronte dot kritikat e tij, nuk duronte dot shpirtin e tij të lirë dhe u bë gati ta blinte mirëpo qytetari i Korçës të cilit i uroj ditëlindjen rastisi njëri prej jush, rastisi me vlerat tuaja morale jo të sojit të tij dhe Peleshit të tij dhe gjithë fushata e tij u përqëndrua tek ky njeri, te Vrenozi”, tha Berisha./ CNA
“KORÇA BOOM”
















