Besa-Pogradeci/ Nesër i gjithë Pogradeci drejt Elbasanit
- Korca Boom
- Apr 27
- 1 min read
Në qytetin liqenor të Pogradecit mezi presin ditën e nesërme, ditë kur skuadra e tyre e zemrës do të luajë një tjetër finale, atë ndaj Besës dhe tashmë ka ditë që është bërë zyrtare që kjo ndeshje do të luhet të hënën e 28 prillit dhe do të startojë në orën 17:00 në stadiumin “Elbasan Arena”.
Të gjithë po bëhen gati për këtë ndeshje kaq të rëndësishme dhe skuadra liqenore duket optimiste që do ta kalojë edhe Besën. Përpos përgatitjeve të fundit të skuadrës gati janë edhe tifozët që nesër kanë luksin pasi çdo gjë e kanë falas për të mbështetur skuadrën e tyre të zemrës.
Nesër duke filluar nga ora 14:00 nisja e tifozëve do të bëhet nga ambjentet e stadiumit të Pogradecit, ndërkohë që e rëndëisshme është që klubi ka nxjerrë njoftimin se do të ketë autobusë pa limit falas që do të vihen në dispozicion të tifozërisë.
Madje më shumë se kaq tifozët që do të udhëtojnë drejt Elbasanit edhe futjen në stadium do ta kenë falas, pasi të gjitha shpenzimet janë marrë përsipër nga ana e klubit.
Pra, duket se Pogradeci është gati dhe në klubi bëjnë thirrje se: Së bashku më të fortë se kurrë!
Tani radhën e kanë tifozët që nesër të jenë sa më të shumtë drejt Elbasanit.
Suksese Pogradec!
“KORÇA BOOM”
