Besa-Pogradeci përballja e “play-off”-it luhet ditën e …
- Korca Boom
- Apr 25
- 1 min read
Skuadrat e Besës dhe Pogradecit janë ato që do të luajnë finalen e Kategorisë së Parë sa i përket fazës play-off të turneutë Fituesi i këtij çifti, do të ndeshet më pas me skuadrën e renditur në vendin e 8 në Superiore, për të siguruar një vend në elitë në sezonin e ardhshëm.
Sipas rregullores së aktivitetit, sfida në fjalë mes dy skuadrave të Kategorisë së Parë, do të luhet në një fushë asnjanëse. Që tani është përcaktuar data 28 prill si dhe stadiumi "Elbasan Arena" ku do të luhet kjo ndeshje, ndërsa mbetet për t’u përcaktuar dhe orari në të cilin do të përballen Besa dhe Pogradeci.
Sipas rregullores, Besa e renditur në vendin e tretë, nuk do të ketë asnjë “bonus” ndaj Pogradecit që u rendit i pesti. Kjo do të thotë se nuk vlen formula e ndeshjeve të djeshme, ku edhe barazimi cilësohej “fitore” për skuadrën e renditur më mirë në kampionat.
Në rast barazimi, sfida do të shkojë me shtesa dhe nëse është e nevojshme edhe me penalltitë.
“KORÇA BOOM”
