Bien temperaturat, njihuni me parashikimin e motit për ditën e sotme
- Korca Boom
- Jun 24
- 1 min read
Dita e martë pritet të sjellë mot të qëndrueshëm dhe kryesisht me kthjellime në shumicën e territorit shqiptar. Sipas Meteoalb përjashtim do të bëjnë zonat malore, ku në orët e pasdites do të ketë prani të vranësirave dhe reshjeve të izoluara shiu.
Temperaturat do të shënojnë rritje të lehtë krahasuar me ditët e mëparshme, me minimumet që do të zbresin deri në 13°C dhe maksimumet që pritet të kapin vlerën e 28°C në zonat e ulëta perëndimore.
Era do të fryjë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veriperëndimor, me shpejtësi 5-10 m/s në brendësi të territorit dhe deri në 14 m/s në bregdet, ku dallgëzimi do të jetë mesatar, rreth 2-3 ballë.
“KORÇA BOOM”
