top of page

Bilanci i miqësoreve 3 fitore dhe 5 barazime, Skënderbeu tani mendon Egnatian

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 20, 2023
  • 1 min read

8 ndeshje miqësore zhvilloi Skënderbeu gjatë gjithë fazës përgatitore (përjashto Helzag dhe Pogradeci që luajti me formacionin e dytë) dhe nga këto arriti 3 fitore dhe 5 barazime.

14-6 është goleavarazhi i përgjithshëm i bardhekuqve, ndërkohë që Skënderbeu ka shënuar 1.75 gola mesatarisht për ndeshje dhe ka pësuar 0.75 gola.

Ndeshjet miqësore kanë qenë kryesisht me skuadrat e kategorisë së parë plot 5-së dhe vetëm një me Dinamon e superligës. Pa harruar edhe një miqësore me skuadër maqedonase Voska Sport dhe po një me ekipin kosovar të Malishevës.

Barazimi i djeshëm ndaj Besës ishte i pesti, vërtet shumë barazime, por ishte edhe ndeshja e parë që Skënderbeu nuk arriti të shënonte gol.

Tashmë stafi teknik dhe drejtuesit do të bëjnë me qetësi bilancin përfundimtar, pasi qysh sot fillon java e së vërtetës, sespe superliga starton ditën e shtunë.


Miqësoret e Skënderbeut:

Skënderbeu - Voska Sport 2-0

Shënues: Shaqe, Rashica

Skënderbeu - Dinamo 1-1

Shënues: Prençi / Denisson

Skënderbeu - Malisheva 1-1

Shënues: Liço / Syla

Skënderbeu - Vora 1-1

Shënues: Rashica / Meta

Skënderbeu - Elbasani 2-2

Shënues: Rashica, Nikaj / Ajazi (2)

Skënderbeu - Flamurtari 2-0

Shënues: Merlim, Rashica

Skënderbeu-Lushnja 5-1

Shënues: Nikaj, Merlim Ajine, Lika (11-m) / Zisi

Skënderbeu-Besa 0-0



bottom of page