top of page

BILETA e fundit e superiores/ POGRADECI gati për mrekullinë ndaj Tiranës

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 4
  • 1 min read

Tirana dhe Pogradeci do të sfidohen mes tyre ditën e sotme. Sfidë kjo që do të startojë në orën 18:00 dhe që do të zhvilllohet në “Elbasan Arena”.


Bardheblutë dhe pogradecarët do të bëjnë mes tyre llogaritë për biletën e fundit në Superiore. Sfida e “Play-Out” mes tyre është shumë e rëndësishme për fatet e skuadrave për sezonin e ri.


Siç dihet kryeqytetasit pas 36 javëve kampionat u renditën në vendin e 8-të dhe në këtë mënyrë do të luajnë sot sfidën e fundit për të tentuar edhe qëndrimin në Superiore.


Ndërkohë nga krahu tjetër skuadra e Ard Memës është ekipi që doli fitues nga sfidat e “Play-Off” të Kategorisë së Parë dhe tashmë është vetëm 90-të minuta larg historisë dhe ngjitjes në elitë.


“KORÇA BOOM”



bottom of page