Blindohet Maliqi, firmosin edhe dy emra të tjerë, një sulmues dhe një mbrojtës…!
- Korca Boom
- Aug 16, 2023
- 1 min read
Maliqi po bind nga dita në ditë, teksa ditën e sotme kanë firmosur edhe dy futbollistë të tjerë me skuadrën maliqare.
Bëhet fjalë për mbrojtësin Ledion Rezhda dhe për sulmuesin Flavio Demollari.
Këtë lajm e ka bërë publik vetë klubi maliqar, teksa ka bërë këtë postim:
ZYRTARE
Mbrojtësi Ledion Rezhda dhe sulmuesi Flavio Demollari, janë rikthimet e radhës. Të dy këta futbollistë kanë qenë pjesë e Maliqit gjatë sezoneve historikë kur skuadra u ngjit dhe militoi në Kategorinë e Parë, duke dhënë kontributin e çmuar me fanelën bardhekuqe!
Mirë se u rikthyet kampiona…!
