Bllokime rrugësh dhe prani e shtuar policie në Korçë gjatë orëve të mbrëmjes, mësoni cilat rrugë bllokohen
- Aug 12, 2025
- 1 min read
Sektori i Policisë Rrugore, në bashkëpunim me autoritetet vendore, njofton qytetarët e Korçës dhe vizitorët se gjatë orarit 19:30 deri në 01:00 të mëngjesit do të zbatohen masa të përkohshme për rregullimin e qarkullimit rrugor, në kuadër të zhvillimit të aktiviteteve festive dhe kulturore në qytet.
Bllokimi i përkohshëm i qarkullimit do të bëhet në segmentin nga “City Center” deri tek rrethrrotullimi pranë terminalit të autobusëve. Ky kufizim është i nevojshëm për të siguruar mbarëvajtjen e aktiviteteve dhe lëvizjen e sigurt të qytetarëve në zonat me fluks të lartë.
Orientimi i automjeteve për parkim do të bëhet në hapësirat e përcaktuara nga Bashkia Korçë, kryesisht përreth terminalit të autobusëve. Ky proces do të menaxhohet në bashkëpunim mes Policisë Rrugore dhe autoriteteve bashkiake.
Menaxhimi i trafikut dhe kontrolli i lëvizjes së mjeteve dhe këmbësorëve do të realizohet në rrugët “Midhi Kostani”, “Kiço Greço”, “Marigo Pozio”, si dhe në pikat hyrëse të terminalit dhe zonat përreth ku zhvillohen aktivitetet publike.
Shtim i forcave të sigurisë publike – Në të gjithë qytetin, sidomos në zonat ku pritet grumbullim i madh njerëzish (bulevardet kryesore dhe akset lidhëse me rrethet e tjera), do të ketë prezencë të shtuar të shërbimeve të:
Policisë së Rendit
Policisë Kriminale
Policisë Rrugore
Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë (FNSH)
Forcës së Posaçme “Shqiponja”
Këto struktura do të mbikëqyrin ruajtjen e rendit publik, do të ndërhyjnë në rast problematikash dhe do të garantojnë sigurinë e të gjithë qytetarëve gjatë zhvillimit të ngjarjeve festive.
“KORÇA BOOM”
















