Blushi nga Korça: Me 11 Maj votojmë për t'i rikthyer Shqipërisë lirinë dhe për t'i dhënë fund tiranisë
- Korca Boom
- May 7
- 2 min read
Sekretari i Përgjithshëm i PL, Tedi Blushi në mitingun e mbylljes së fushatës të PD-ASHM në Korçë u shpreh se me 11 Maj votojmë për t'i rikthyer Shqipërisë lirinë dhe për t'i dhënë fund tiranisë.
Fjala e Sekretarit te Pergjithshem te PL, Tedi Blushi ne mitingun e mbylljes se fushates te PD-ASHM ne Korce:
Te nderuar qytetare te Korces,Te nderuar motra e vellezer,I nderuar Prof.Dr. Sali Berisha
Ju percjell pershendetjet me te ngrohta te Presidentit te Partise se Lirise, Ilir Metaj
Kurrë më parë Korça nuk ka qenë më krenare, më e bashkuar, më e vendosur dhe me Madheshtore se sa sot.
Kurre korca nuk ka qene me e bindur dhe e vendosur se ndryshimi nuk pret më asnje minute.
Sonte ky referendum i ndergjegjes dhe dinjitetit te korcareve paralajmeron Fitoren Madheshtore ne 11 Maj.
Edhe vetem 4 dite qe Korça e Mësonjëtores, dijes e kultures te ndahet pergjithmone nga mediokriteti dhe injoranca e narkokryeministrit dhe qeverise se tij plackitese.
Edhe 4 dite qe pensionisti Pellumb Dautllari ne Sovjan te ndahet me pensionin mizerabel 50 mije leke te vjetra ne muaj dhe qe te gjithe pensionistet e Korces, perfshi edhe babain tim, te mos detyrohen me te shkojne ne Resnje te Maqedonise per te blere me lire ushqimet, ilacet e naften, por me minimumin jetik prej 200 euro te jetojne me dinjitet pleqerine.
Edhe 4 dite qe mesuesit, mjeket e infermieret e Korces te ndahen nga pagat e ulta dhe qe me pagen minimale 500 euro dhe ate mesatare 1200 euro te jetojne me dinjitet ne qytetin e tyre.
Fundi i ketij narkoregjimi kriminal qe shkretoi fushen e Korces duke detyruar fermeret duararte të Korces, Maliqit, Devollit e Kolonjes te sharrojne druret frutore dhe të hedhin prodhimet në kanal eshte me prane se kurre.
Ky narkoregjim po shembet si rruga Korce-Erseke qe pesha e madhe e korrupsionit nuk mbahej dot me nje tegel asfalt.
Me 11 Maj ndahemi nga narkoregjimi i drogës dhe dhunës!
Me 11 Maj vulosim ndryshimin e madh dhe fillojme te ndertojme se bashku Shqiperine Madheshtore, ku shperblehet puna e ndershme dhe jo plackitja e hajdutëria narkoqeverise.
Me 11 Maj i japim fund Korces "pe leshi" dhe ndertojme Korcen madheshtore, per ta kthyer kete qytet ne yllin e Ballkanit ashtu sic e meriton.
Me 11 Maj votojme per t'i rikthyer Shqiperise lirine dhe per t'i dhene fund tiranine.
Me 11 Maj Korca voton Nr.1, voton per Shqiperine Madheshtore, fuqi prodhuese dhe eksportuese ne rajon.
Ne krah kemi miqte nga Amerika dhe qeverite europiane.
Zoti e bekofte Korcen! Zoti e bekofte Shqiperine!
Fitore!
“KORÇA BOOM”
