Boom komentesh pas deklaratës së presidentit Ardjan Takaj. Ja çfarë thonë "Ujqërit"
- Korca Boom
- Apr 30
- 1 min read
Presidenti Ardjan Takaj ka bërë zyrtarisht një deklaratë në emër të asaj që përfaqëson, ku midis të tjerash, me tone ndjeshmërie, shprehu se edhe ai po e përjeton rëndë situatën, veçanërisht pas rënies së ekipit në një kategori më të ulët.
Komentet e tifozëve kanë qenë të shumta dhe të zjarrta. Më poshtë po sjellim disa prej tyre:
Tomas: Respekt për çdo donator që investon për ekipin. Ne kemi besim se ky ekip do të ringrihet përsëri.
Luljeta: Do të kthehemi më të fortë. Skënderbeun në Europë do ta shohim shumë shpejt. Të gjithë besojmë.
Spartaku: Të duam përjetë, Skënderbe!
Ilir: Askush nuk mund të tallet me një qytet të tërë. Analiza duhet të jetë më e thellë dhe më e qartë.
Iliri: Të gjithë janë fajtorë në këtë rënie.
Igli: Duhet sa më pak fjalë të kota, tani duhen veprime!
Ruzhdiu: Ke mundësinë ta bësh edhe më të madh këtë Skënderbe. Sa më shpejt të mësojmë se si do të veprohet në vazhdim, aq më mirë.
"KORÇA BOOM"
