top of page

Braçe shpërthen ndaj Ramës: Refuzoj vendimin, është fyes dhe i padrejtë

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Oct 4
  • 1 min read

Deputeti i Partisë Socialiste, Erion Braçe, ka shprehur publikisht pakënaqësinë e tij pas vendimit të kryeministrit Edi Rama për ndarjen e detyrave në kuadër të fushatës për zgjedhjet e pjesshme në Bashkinë e Tiranës, që do të mbahen më 9 nëntor, ku kandidate është Ogerta Manastirliu.


Braçe nuk është caktuar si drejtues politik në Njësinë nr. 5, zonë ku ai ka qenë aktiv në zgjedhjet e mëparshme. Në vend të tij, drejtimi politik i zonës i është besuar ministrit të Brendshëm, Taulant Balla, ndërsa Braçe është vendosur në ekip me Ballën dhe ministrin Niko Peleshi.


Përmes një reagimi në rrjetet sociale, Braçe e cilëson vendimin si të padrejtë dhe thotë se ai reflekton dyshim ndaj punës së tij dhe sjelljes në zgjedhje. Ai e quan këtë akt “të neveritshëm dhe fyes”, por shton se nuk do të veprojë njësoj kundër atyre që morën vendimin.


Në reagimin e tij, Braçe thekson se është zgjedhur deputet falë mbështetjes së qytetarëve të Njësisë 5 dhe se për t’u qëndruar pranë atyre, ka qenë në terren për të adresuar problemet e tyre. Ai shton gjithashtu se është përballur me kërcënime për shkak të denoncimeve të tij ndaj sjelljeve klienteliste dhe të korruptuara të inspektorëve të IMT-së.

“KORÇA BOOM”

ree

bottom of page