Burrë e grua rrihen me njëri-tjetrin, përfundojnë në polici
- Korca Boom
- Jun 25, 2023
- 2 min read
DVP Korçë/Vihet në pranga 1 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 6 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec arrestuan në flagrancë shtetasin I. T., 48 vjeç, banues në Pogradec, pasi është konstatuar nga shërbimet e Policisë, jashtë banesës së tij, duke thyer kështu masën e sigurisë "Arrest në shtëpi", të caktuar nga
Gjykata e Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprën penale "Prodhimi, mbajtja, blerja apo shitja pa leje e armëve të ftohta".
-Po këta specialistë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L., 28 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec, pasi për motive të dobëta, ka goditur me grushte dhe sende të forta, një 31-vjeçar.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin V. P., 37 vjeç, banues në fshatin Çiflig, Korçë, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëjetueses së tij.
-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. Z., 61 vjeç dhe H. Z., 58 vjeçe (bashkëshortë), të dy banues në Ersekë, Kolonjë, pasi dyshohet se kanë ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj njëri-tjetrit.
-Specialistët për Hetimin e Krimit Ekonomiko-Financiar të DVP Korçë referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit R. K., 57 vjeç dhe Th. K., 59 vjeç, të dy banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 7, Korçë, janë konstatuar duke ushtruar pa licencën përkatëse, veprimtarinë e këmbimit valutor. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan shuma parash në valuta të ndryshme, që dyshohet se përdonin këta shtetas për kryerjen e këtij aktiviteti.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.



















