top of page

Bylis në mbrojtje, Gjoka duhet të gjejë zgjidhjen…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Apr 25
  • 1 min read

Bylis pritet të luajë totalisht në mbrojtje. Vetë ballshiotët kanë deklaruar se do të vendosin “autobusin” para portës, çka do të thotë se do të jenë një ekip që do të mbrohet dhe më pas, përmes kundërsulmit, do të tentojnë të ndëshkojnë korçarët.


Duket se edhe vetë trajneri Gjoka dhe stafi i tij janë të vetëdijshëm për këtë skenar, dhe nga sa është parë, po punojnë fort në këtë drejtim për të gjetur mënyrën e duhur për të depërtuar në zonë.


Nga ana tjetër, trajneri u ka bërë të qartë futbollistëve se në asnjë mënyrë nuk duhet të kalojnë në aventurë dhe duhet të jenë shumë të kujdesshëm në veprimet mbrojtëse. Megjithatë, një gjë është e sigurt – do të ketë shumë futbollistë me tipare sulmuese në fushë për të shtuar forcat goditëse.


“KORÇA BOOM”



bottom of page