Bylisi “hap thesin” para Skënderbeut – a do të kundërpërgjigjen korçarët?
- Korca Boom
- Apr 24, 2025
- 1 min read
Updated: Apr 25, 2025
Me interes të madh pritet ajo që do të ndodhë mes dy ekipeve të së dielës në Korçë, aty ku Skënderbeu do të presë ekipin e Bylisit. Të dyja skuadrat duken se bëjnë llogaritë e tyre – llogari që nisin nga synimi për tre pikët, por për të arritur deri atje, natyrisht që duhen plotësuar disa faktorë.
Së pari, është angazhimi i skuadrave në fushën e lojës, si dhe gjendja fizike dhe ajo tekniko-taktike. Por së fundmi është mësuar se ballshiotët duan t’i japin një shtysë më të fortë ekipit të tyre, dhe kjo lidhet me faktin se do të ketë një shpërblim në rast fitoreje ndaj Skënderbeut.
Sipas burimeve, presidenca e Bylisit është gati të ofrojë një shpërblim prej më shumë se 80 mijë eurosh nëse skuadra arrin të qëndrojë në Superligë dhe gjithçka nis pikërisht nga pikët e kësaj ndeshjeje.
Nga ana tjetër, ende nuk ka një reagim apo njoftim zyrtar nga klubi korçar lidhur me ndonjë shpërblim të mundshëm për lojtarët e vet, si kundërpërgjigje ndaj rivalëve. Ka ende ditë deri në momentin e ndeshjes dhe mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë.
“KORÇA BOOM”



















