Bylisi mundi Skënderbeun, kapiteni Abazaj bën mesazhin e rëndësishëm: Të na falni se ju prishëm llogaritë...
- Korca Boom
- Apr 27
- 1 min read
Ditën e sotme kemi lënë pas edicionin e Kategorisë Superiore, që mbylli javën e 36-të dhe të fundit. Ekipi i Bylisit arriti të sigurojë mbijetesën për sezonin e ardhshëm në elitën e futbollit shqiptar.
Skuadra mallakastriote arriti të mposhtë sot Skënderbeun në transfertë me rezultatin 2-1. Pak më parë, kapiteni i Bylisit, Marin Abazaj ka reaguar në rrjetet e tij sociale për arritjen e objektivit të ekipit të tij.
“Elhamdulilah Elhamdulilah Elhamdulilah.
Faleminderit të gjithëve që nuk besuat tek ne.
Të na falni shumë se ju prishëm llogaritë dhe ju dolëm jashtë pritshmërive Krenar për të gjithë ju”, shkruan Abazaj.
“KORÇA BOOM”
