Cili ekip zbret nga superliga?/ Ja çfarë thotë sondazhi dhe sa rrezikon Skënderbeu...
- Korca Boom
- Apr 18
- 1 min read
Një sondazh i hapur ka treguar se ka pasur një interesim shumë të madh nga tifozët për t'iu përgjigjur pyetjes: "Cili ekip mendoni se është më i rrezikuari për të rënë nga kategoria?"
Kanë votuar rreth 1300 sportdashës të ndryshëm, të cilët, natyrisht, kanë shprehur hapur mendimin e tyre dhe përfaqësojnë një shtrirje gjeografike pothuajse në gjithë vendin.
Ekipi që shihet si më i rrezikuari sipas këtij sondazhi është Bylisi, me 33% të votave. Më pas vjen Tirana, me 23%, ndërsa në vendin e tretë është Laçi, me rreth 20%. Në vend të katërt renditet Skënderbeu, dhe në fund përmendet Teuta, si më pak e rrezikuar.
Pra, duket se ky është një mendim që në njëfarë mase pasqyron edhe logjikën e renditjes, performancës dhe një përqindje realiste bazuar në aftësitë e secilit ekip.
Gjithsesi, mbetet për t’u parë se çfarë do të ndodhë në këto dy javët e fundit të kampionatit.
"KORÇA BOOM"
