Dashuria e kapitenit Elvis Prençi për tifozët korçarë nuk ka kufi, madje edhe djalit i ka vënë emrin…
- Korca Boom
- Apr 16
- 1 min read
Në ndeshjen e kaluar kundër Tiranës, për herë të parë, kapiteni i korçarëve, Elvis Prençi, e mori në krahë edhe djalin e tij të vogël, një veprim që u shoqërua me duartrokitje të zjarrta nga tifozët korçarë, të cilët treguan edhe një herë respektin e madh për kapitenin e tyre.
Shpesh kemi parë veprime të tilla nga futbollistët, jo vetëm për të pasur një kujtim të veçantë, por edhe për të transmetuar te fëmijët vazhdimësinë e dashurisë për futbollin. Këtë ka bërë edhe Prençi, ashtu siç ka bërë edhe Lukaidonjos me vajzën e tij.
Ne u interesuam më tepër dhe kontaktuam me kapitenin, i cili na dha miratimin për publikimin e fotos, si dhe na tregoi diçka më shumë për emrin e djalit të tij.
Ja përgjigjja e Elvis Prençit: "Djali quhet Uejs, që do të thotë 'ujk i vogël', ashtu siç quhen edhe tifozët korçarë 'Ujqërit e Dëborës'."
Kapiteni Prençi është shumë i respektuar nga tifozët korçarë, dhe jo pa arsye. Ai ka një natyrë të afërt, një kulturë për t’u admiruar dhe një besim të fortë që e shfaq me dashuri e respekt, si për tifozët, ashtu edhe për bashkëlojtarët. Për të gjithë, ai është një mik dhe shok i vërtetë.
"KORÇA BOOM"
