Dean Liço shënon gol spektakolar dhe shkëlqen me Bolusporin në Turqi
- Korca Boom
- Aug 24
- 1 min read
Dean Liço po tregon gjithnjë e më shumë se është kthyer në një element kyç për Bolusporin në kategorinë e dytë turke. Mesfushori shqiptar po fiton vazhdimisht hapësira dhe besim, duke u bërë thelbësor në manovrën e skuadrës. Sot, në ndeshjen ndaj Keçiorengycü, ai la gjurmë me një gol spektakolar.
Në këtë përballje, Liço kishte përballë dy emra të tjerë të njohur të futbollit shqiptar, Odise Roshin dhe Eduart Rrocën. Megjithatë, ishte mesfushori i Bolusporit ai që doli në pah, duke realizuar një nga momentet më të bukura të ndeshjes në minutën e 50-të.
Pas një krosimi nga e djathta, Liço befasoi portierin me një goditje fine dhe precize, duke shënuar golin që i dha avantazhin e përkohshëm skuadrës së tij, 2-1. Goli i tij konfirmoi formën e mirë që po kalon dhe ndikimin gjithnjë në rritje te Boluspori.
“KORÇA BOOM”



















