top of page

Dejvid Janaqi i vetmi që nuk ka firmosur, pritet verdikti përfundimtar

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 23, 2023
  • 1 min read

I vetmi që akoma nuk është zyrtarizuar nga klubi “Skënderbeu” është Dejvid Janaqi. Mesfushori 20-vjeçar ka më shumë se dy javë në Korçë dhe akoma nuk ka hedhur të zezën mbi të bardhë.

Gjasat janë të mëdha që të qëndrojë te Skënderbeu, sepse është i vetmi që në seancat stërvitore po rritet, por që gjithsesi fjalën e fundit do ta thotë trajneri Ivan Gvozdenoviç.

Janaqi kujtojmë që është 20-vjeç dhe ka nënshtetësi shqiptare dhe greke, ndërkohë që është rritur në akademinë e Apollon, teksa së fundi ka qenë pjesë e Apollon Smyrnis në Greqi.

Në ndeshjen e fundit ndaj Voska Sport, luajti si tutullar, ndërkohë që të shohim sot ndaj Dinamos çfarë do të paraqesë në fushë Dejvid Janaqi, lojtar që po pret edhe ai përgjigjen përfundimtare nga Skënderbeu.



bottom of page