Deklaratë përmbyllëse nga Klubi Shumësportësh “Skënderbeu”
- Korca Boom
- May 3
- 1 min read
Sezoni 2024–2025
Klubi Shumësportësh “Skënderbeu” falënderon me mirënjohje të gjithë sportistët, trajnerët dhe stafin mbështetës për përkushtimin, profesionalizmin dhe shpirtin garues të treguar gjatë gjithë sezonit 2024–2025.
Ky ka qenë një sezon ku skuadra jonë ka dominuar pjesën më të madhe të kampionatit, por për shkak të rrethanave të jashtme, ndër to dëmtimet dhe aksidenti i rëndë i autobusit të vajzave, u detyruam ta mbyllim kampionatin në vendin e dytë.
Një falënderim të veçantë ia drejtojmë tifozëve tanë të zjarrtë, që na kanë mbështetur pa kushte dhe kanë mbushur me entuziazëm çdo ndeshje në Pallatin e Sportit. Ju jeni forca jonë shtytëse!
Gjithashtu, njoftojmë përmbylljen me mirëkuptim të marrëdhënies kontraktuale me trajnerin Orlando Koja, të cilit i urojmë suksese në jetën personale dhe karrierën e tij profesionale.
Klubi Shumësportësh Skënderbeu e mbyll këtë sezon me një bazë të fortë për të ardhmen dhe ka nisur tashmë punën për riorganizimin e një skuadre edhe më konkurruese për sezonin e ardhshëm. Bashkë për fitore!
Klubi Shumësportësh Skënderbeu.
“KORÇA BOOM”
