Deklarata e Takaj/ Skënderbeu do të ringrihet më i fortë. Edhe këtë vit të dënuar nga UEFA
- Korca Boom
- Apr 30
- 2 min read
Të gjithë e kanë lëxuar mbrëmjen e djeshme deklaratën dhe ndjesën e presidentit Ardjan Takaj. Madje Ardjan Takaj ka rikonfirmuar edhe njëherë me këtë deklaratë se Skënderbeu me keqardhje do të luajë një kategori më poshtë, por të mos harojmë se njëshi i klubit këtu ka parasysh që Skënderbeu edhe sezonin që vjen është i dënuar.
Edhe nëse bardhekuqtë do të luanin në superligë vitin që vjen, sigurisht që viti do të ishte thjesht sa për statistikë, pasi klubi kishte kohë që deklaronte se do të formojë skuadrën e denjë për titull në sezonin 2026-2027.
Ardjan Takaj ka qenë dhe është arkitekti kryesor i Skënderbeut dhe jo më kot kjo skuadër ka bërë histori të madhe. Tashmë që skuadra ra, vetë njëshi i klubit e mbajti vetë përgjegjësinë kryesore dhe kërkoi edhe ndihmë e tifozëve për të kapëdirë këtë rënie nga superliga dhe më pas skuadra të kthehet më e fortë se kurrë më parë.
Takaj e ka treguar veten se çfarë di të bëjë me Skënderbeun dhe tashmë nuk mbetet gjë tjetër vetëm të presim Skënderbeu e madh. Në fakt të gjithë duhet të besojnë te Skënderbeu dhe te fjala e presidentit që: Do të rikthejmë lavdinë e humbur.
Ja dhe deklarata e djeshme e presidentit Ardjan Takaj:
President i Skënderbeut
Të dashur tifozë të Skënderbeut.
Sot jemi të detyruar të pranojmë një realitet të hidhur: Skënderbeu ka rënë nga Kategoria Superiore. Kjo është një goditje e rëndë për historinë, krenarinë dhe përkushtimin tonë si klub dhe si qytet.
Unë, si president i klubit, e ndjej përgjegjësinë e plotë. Ju kërkoj ndjesë të gjithëve - për zhgënjimin, për pritshmëritë e thyera dhe për dhimbjen që kjo sjell tek çdo korçar që rreh me zemër për Skënderbeun.
Por nuk jemi të mposhtur.
Rënia nuk është fundi ynë. Është momenti për të reflektuar, për të pastruar, për të ndërtuar nga e para, me përulësi dhe vendosmëri. Skënderbeu do të rikthehet. Me ndihmën tuaj, me dashurinë tuaj dhe me besimin tuaj, ky klub do të ngrihet më i fortë se kurrë më parë.
Ju falënderoj për besnikërinë tuaj. Ju meritoni më shumë, dhe unë ju premtoj se do të bëjmë gjithçka për ta rikthyer lavdinë e humbur.
Përpara Skënderbeu!
“KORÇA BOOM”
