top of page

Dembo 81 vite mbi supe, por që nuk plaket asnjëherë…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jun 20, 2023
  • 1 min read

Dhimitraq Dembo, ose ndryshe Taqi, njeriu i lojës së këmbës


460 ndeshje ka mbi supe me fanelën e Skënderbeut dhe mund të quhet padiskutim një tjetër “ikonë” e Skënderbeut. Dhimitraq Dembo, ose siç njihet ndryshe Taqi është një nga emrat më të dashur të Skënderbeut.

Sot është 81-vjeç dhe sa herë Skënderbeu është në fushë, Dembo ka mall të jetë atje. Dhimitraqi jeton mes SH.B.A-së dhe Korçës, por vazhdimisht e shikojmë në qytetin e Korçës, si për të thënë se nuk i ndahet shpirti nga ky qytet.

Dembo është babai i një tjetër lojtari me shumë emër si Roland Dembo, pa thënë edhe tjetrën se ka vajzë një emër shumë të atletikës korçare siç është Evis Dembo. Nja familje e tërë sportistësh dhe nuk kishte si të ndodhte ndryshe.

Dhimitraq Dembos edhe sot i shkon shumë kjo fanelë bardhekuq që ka veshur edhe në këtë foto.

Faleminderit për gjithçka që i keni dhënë këtij Skënderbeu, Dembo…!



bottom of page