Dembo-Qosa kthehen në Korçë, mbledhin “gardën” e vjetër
- Korca Boom
- Aug 1, 2023
- 1 min read
Një foto më shumë se veçantë është shkrepur mbrëmjen e djeshme në mesnatë në qytetin juglindor. Bëhet fjalë për ish-futbollistë të Skënderbeut, me një gjurmë të madhe që kanë lënë në qytetin juglindor me fanelën bardhekuqe.
Roland Dembo dhe Rigels Qosa, janë një dyshe shumë e njohur futbollistësh që jetojnë prej shumë vitesh në SHBA. Por, të dy kanë disa ditë që janë kthyer në vendlindje dhe pas kaq shumë vitesh kanë mbledhur “gardën” e vjetër për të kujtuar kohën kur luanin bashkë.
Kjo foto që shikoni më poshtë është shkrepur mbrëmjen e djeshme dhe janë vërtet lojtarë që kanë dhënë shumë për Skënderbeun. Në këtë foto, është Ligoraq Tiko, Altin Drita, Roland Dembo, Olsi Gjoka, Vasjan Ballço, Rigels Qosa dhe Stavrion Lako. Vërtet ish-futbollistë të një “kalibri” tjetër dhe që sa shumë respekt kanë në këtë qytet.
Faleminderit djema për gjithçka që i keni dhënë futbollit të këtij qyteti.
Ja dhe postimi i plotë që ka bërë Roland Dembo mbrëmë në mesnatë:
“Nga e majta: L. Tiko, A. Drita, R. Dembo, O. Gjoka, V. Ballço, R. Qosa, S. Lako. Pas një darke të këndshme me shokët e ekipit! Ishte kënqësi të takoheshim pas kaq shumë vitesh. Respekt!”
