top of page

Departamenti i Menaxhimit organizoi “Javën e sipërmarrjes”

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 6
  • 1 min read

Departamenti i Menaxhimit organizoi “Javën e sipërmarrjes” e cila kishte qëllim njohjen e studenteve me praktikat e bizneseve në tregun e punës.


Në kuadër të kësaj jave stafi dhe studentët u angazhuan në një sërë veprimtarish, ku veçojmë workshopin me temë: “Sipërmarrja dhe inovacioni”. Të ftuar ishin përfaqësues të biznesit që operon në rajonin e Korçës, znj. Diana Naumi, znj. Lirika Pojani dhe z. Erald Fejzulla, si dhe ekspertja e biznesit, znj. Ada Përmeti dhe dr. Eriseld Kalemaj.


Ata zhvilluan një diskutim të frytshëm me studentët, të cilët treguan interes dhe bënë pyetje në lidhje me sipërmarrjet e suksesshme, arritjet, sfidat, dhe problematikat me të cilat mund të përballen sot bizneset.


Studentët e programeve të studimit “Menaxhim”, “Informatikë Biznesi”, “Financë- Kontabilitet” punuan si ekip dhe realizuan idenë e startup-it “Prodhimi i çantave artizanale me motive tradicionale korçare”.


Gjithashtu, po me rastin e Javës së sipërmarrjes, studentë të programeve të studimit “Menaxhim dhe Financë- Kontabilitet morën pjesë në workshop-in me temë: “Një krahasim i ekosistemeve të startup- ve në Korçë, Tiranë dhe Gjermani. Ky workshop u organizua në kuadër të projektit “Sipërmarrja dixhitale dhe startup- et” me Hochschule Koblenz, Gjermani dhe Fakultetin e Ekonomisë, Universiteti i Tiranës dhe u zhvillua në mjediset e Korca Innovation Hub.


Java vijoi me vizitat e studentëve në bizneset e qytetit.


“KORÇA BOOM”



bottom of page