top of page

“Derbi” i juglindjes Skënderbeu-Pogradeci rikthehet në sezonin 2025-2026!

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • May 5
  • 1 min read

Skënderbeu rikthehet pas disa vitesh në kategorinë e parë, në këtë kategori ku ngjiten direkt dy ekipe në superligë, ndërkohë që një tjetër mund të ngjitet vetëm nëpërmjet play-out-it. Bardhekuqtë nga ana e tyre në sezonin 2025-2026 do të kërkojnë të bëjnë komandën dhe të jenë në krye për të mos diskutuar ngjitjen menjëherë në superligë.


Mbrëmjen e djeshme është zyrtarizuar edhe skuadra e fundit që do të marrë pjesë në kategorinë e parë sezonin e ri, ndërkohë që ky është Pogradeci dhe tashmë një gjë është e sigurtë, sezonin 2025-2026, do të rikthehet të shohim pas disa vitesh mungese “derbin” e juglindjes Skënderbeu-Pogradeci.


Juglindja e vendit do të përfaqësohet me këto dy skuadra, ndërkohë që të tjerat janë ekipe që nuk kanë lidhje gjeografikisht me juglindjen. Do të jetë absolutisht një “luftë” e vërtetë në kategorinë e parë me emra të mirënjohur skuadrash që do të tregojnë “dhëmbët” ndaj njëra-tjetrës.


Ndërkohë Skënderbeu-Pogradeci ka treguar se gjithmonë ka qenë e luftuar dhe e tillë pritet të jetë edhe sezonin e ri.


Një sezon me një “brengë” të madhe për Skënderbeun, pasi luan në ligën e të voglave, por një sezon që Skënderbeu duhet të luftojë fort për të siguruar një orë e më parë ngjitjen në superligë, atje ku e meriton.

  

12 ekipet e kategorisë së parë sezonin 2025-2026

Skënderbeu

Laçi

Besa Kavajë

Burreli

Pogradeci

Apolonia Fier

Lushnja

Korabi Peshkopi

Kastrioti

Kukësi

AF Luftëtari

Iliria


“KORÇA BOOM”



bottom of page