top of page

Deri ku do të shkojë Skënderbeu në superligën 2023-2024 dhe cili është objektivi!?

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Jul 27, 2023
  • 1 min read

Të gjithë kanë hamendësitë se deri ku do të shkojë ky ekip. Madje ka edhe nga ata që e duan edhe kampion Skënderbeun dhe kjo është normale.

Por duke parë situatën që kalon skuadra dhe mundësitë objektive që tashmë dihen, korçarët kanë një objektiv që për momentin është shumë ambicioz.

Të gjithë duke filluar nga stafi dhe futbollistët në çdo deklarim për “Korça Boom” janë shprehur të sigurtë se do të jenë ekipi i mes tabelës dhe kjo nuk përjashton mundësitë për më lart.

Gjithsesi duket se gjasat janë të mëdha që Skënderbeu të kënaqet me vendin e 5-të, apo edhe të 6-të, pra mesi i tabelës së klasifikimit.

Gjithsesi pritshmëritë do të vërtetohen kur të startojë gara.




bottom of page