top of page

Despina Vandi në Korçë, nuk mungojnë as Ylli Limani dhe Eugent Bushpepa…

  • Writer: Korca Boom
    Korca Boom
  • Aug 4, 2023
  • 1 min read

Festa e Birrës po afron dhe tashmë është bërë publike që do të zhvillohet nga data 16-20 gusht. Vendi që do të zhvillohet është Terminali i Autobusëve në qytetin e Korçës. Do të jenë 5 netë fantastike në qytetin juglindor dhe sigurisht që priten surpriza të shumta dhe turistë nga të katër anët e vendit për të mos munguar në këtë event.

Surprizat kanë filluar prej ditësh në lidhje me Festën e Birrës, teksa tre këngëtarët e parë janë bërë publikë. Surpriza padyshim që do të jetë këngëtarja greke, Despina Vandi.

Është hera e parë në jetën e saj që këngëtarja me famë, Vandi, do të vijë në Shqipëri dhe pikërisht në qytetin e Korçës.

Të ftuar janë edhe këngëtari tjetër Ylli Limani dhe Eugent Bushpepa.

Por këto janë surprizat e para që mësohen shumë ditë përpara startit të festës, ndërkohë që nga dita në ditë do të mësohen edhe të ftuar të tjerë.

Festa e Birrës është një nga eventet që afron mijëra turistë në qytetin juglindor.





bottom of page