top of page

Detaje nga aksidenti me vd*kje në Pogradec–Lin: Shkak u bë parakalimi i gabuar, në njërën prej makinave udhëtonte një familje nga Korça, te tjetra...

Jun 14
1 min read

Një viktimë dhe tre të plagosur, dy prej tyre në gjendje më të rëndë për jetën për shkak të një aksidenti automobilistik mesditën e sotme në aksin nacional Pogradec-Lin, në zonën e njohur si Pojskë.


Ka qenë mjeti me targa të Maqedonisë së Veriut tip "Golf" që ka bërë një parakalim në mënyrë të gabuar duke i prerë rrugën mjetit tip "Benz" ku udhëtonte një familje nga Korça.


Mjetet janë përplasur kokë më kokë, përplasje ku mbetën 3 të plagosur e një viktimë. Nëna dhe dy fëmijët janë në mesin e të plagosurve mëson A2CNN.


Viktima është një grua që ndodhej në mjetin me targa të Maqedonisë së Veriut, e cila ka mbetur e bllokuar për më shumë se 20 minuta për shkak të goditjes së fortë. Pavarësisht ndërhyrjes së zjarrfikësve për prerjen e derës, dëmtimi i madh i ka marrë jetën.


Të plagosurit e tjerë ndodhen në spitalin e Pogradecit në kujdesin e mjekëve dhe do të shikohet mundësia e transportimit të tyre drejt spitalit të Traumës./ A2CNN

“KORÇA BOOM”


bottom of page