DEVOLL/ Takim mbi masat e marra ndaj murtajës së ruminantëve të vegjël
- Jun 14, 2025
- 1 min read
Takim mbi masat e marra ndaj murtajës së ruminantëve të vegjël.
Sot u zhvillua një takim me zëvendësministrin e Bujqësisë, z. Arjan Jaupllari, dhe përfaqësues të Bashkisë Devoll, ku morën pjesë administratorët e Njësive Administrative dhe Drejtoria e Bujqësisë.
Qëllimi i takimit ishte diskutimi dhe informimi mbi masat e ndërmarra nga Bashkia Devoll për përballimin e rrezikut nga murtaja e ruminantëve të vegjël, një sëmundje që mund të prekë bagëtitë.
Gjatë takimit u theksua rëndësia e:
Informimit të fermerëve për simptomat që mund të shfaqin kafshët në rast infektimi.
• Njoftimit të menjëhershëm të shërbimeve veterinare nëse konstatohet ndonjë rast i dyshuar.
• Shpërndarjes së leternjoftimeve dhe materialeve informuese tek fermerët për rritjen e ndërgjegjësimit dhe marrjen e masave të duhura.
Bashkia Devoll, në bashkëpunim me institucionet përgjegjëse, mbetet e angazhuar për të garantuar shëndetin e kafshëve dhe për të mbështetur fermerët në çdo hap të këtij procesi.
“KORÇA BOOM”
















