Devolli merr pushimet/ Përfaqësim dinjitoz, por nuk u arrit objektivi
- Korca Boom
- Apr 16
- 1 min read
Devollinjtë kanë mbyllur tashmë sezonin 2024-2025 dhe kanë filluar pushimet. Ndeshja e fundit e play-off-it, ajo ndaj Tomorit ishte e fundit për Devollin për këtë vit dhe në këtë mënyrë lojtarët janë shpërndarë për t'u mbledhur sërish në prag të sezonit të ardhshëm.
Sot po sjellim edhe një nga fotot e fundit të këtij ekipi, ndërkohë që pavarësisht se nuk u arrit objektivi për t'u ngjitur një kategori më lart, për Devollin ishte një kampionat dinjitoz dhe me ndeshje të mira.
Skuadra luftoi deri në fund për arritjen e objektivit, por nuk arriti, kjo edhe falë skuadrave të tjera që sigurisht kanë pasur pretendime edhe më të mëdha. Një vend mes më të mirëve në krye të tabelës ishte edhe ajo që arriti skuadra e drejtuar nga trajneri Trifon Meraku, ndërkohë që pritet edhe analiza e fundsezonit, sigurisht për të nxjerrë edhe objektivat për sezonin e ri.
Vërtet një Bravo për devollinjtë, që ndryshe nga Maliqi, skuadër që luajti po në këtë kategori dhe ishte në vendet e poshtme të tabelës së klasifikimit për kategorinë e dytë në Grupin B.
Ju urojmë suksese djemve devollinj dhe grupit të lojtarëve, i cili ishte një grup vërtet cilësor.
“KORÇA BOOM”

